Protesta masive në Barcelonë

20:47 | 18 October 2019

Tensione të mëdha në mes të Katalunisë dhe Spanjës.

Dita e pestë e protestave dhe një grevë e përgjithshme, për shkak të bur gosjes së udhëheqësve katalanas, e kanë bllokuar qytetin e Barcelonës.

Policia tha se mbi gjysmë milioni njerëz janë mbledhur atje të premten, duke bllokuar rrugë dhe trena.

Protestat kanë qenë kryesisht të qeta, edhe pse është raportuar për disa përleshje midis demonstruesve të maskuar dhe policisë.

Më 14 tetor, Gjykata Supreme e Spanjës ka dënuar nëntë udhëheqës katalanas me dënime të gjata prapa grilave, për shkak të rolit të tyre në përpjekjet për ndarjen e Katalonjës nga Spanja, në vitin 2017.

Tre të pandeuhur të tjerë janë shpallur fajtorë për mosbindje dhe janë gjobitur.

Të 12 politikanët dhe aktivistët i kanë mohuar akuzat.

Vendimi i Gjykatës Supreme ka shkaktuar disa nga protestat më të mëdha që ka parë Spanja në disa dekada.

Së paku 96 njerëz janë plagosur në përleshjet e ditëve të kaluara midis policisë dhe protestuesve.

Ekipet e futbollit Barcelona dhe Real Madridi e kanë shtyrë ndeshjen që është dashur të luhet më 26 tetor.

Komento: