Protesta në Itali kundër masave të reja anti-Covid

23:42 | 26 Tetor 2020

Protesta të dhunshme në qytetet e Italisë kundër masave të reja anti-Covid.

Vala e dytë e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 ka bërë që Italia prej disa ditësh të shtrëngojë masat, vendim që nuk është pritur mirë nga qytetarët.

Për të tretën ditë më radhë janë organizuar protesta në disa prej qyteteve të Italisë.

Ndërsa sonte protesta kanë vazhduar edhe në qytetin e Milanos dhe të Torinos.

Protestues të dhunshme janë shkaktuar në Milano, ku protestuesit kanë hedhur fishekzjarre të mëdha dhe kokteje molotovi.

Komento: