Protesta në pikë kalimet kufitare me Serbinë, Elshani: Situata është e qetë

10:19 | 25 Maj 2024
protesta-ne-pike-kalimet-kufitare-me-serbine,-elshani:-situata-eshte-e-qete


Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka ftuar qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes pikave kalimeve kufitare me Serbinë, që të shtunën (sot) të përdorin pika tjera për qarkullim, pasi atje për sot janë paralajmëruar protesta.

ZëvendësdrejtorI e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshanin, ka folur për situata atje.

Elshani për Front Online, tha se situata për momentin është e qetë dhe se çdo gjë është në rregull.

‘Situata për momentin është e qetë dhe se gjithçka është në rregull. Policia po përkujdeset për situatën’, tha shkurt ai.

Duke shtuar se në rast të ndonjë eskalimi ata(policia), janë aty.

Ndryshe, QKMK të premten njoftoi se janë paralajmëruar protesta, duke shtuar se ky njoftim vlen deri në një njoftim tjetër.

“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimeve Kufitare me SRB, se në pjesën e SRB, për nesër, datë 25 Maj 2024, janë paralajmëruar protesta. Ju inkurajojmë që të përdorni PKK tjera për qarkullim. Ky njoftim vlen deri në një njoftim tjetër. Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim! Për çdo informatë shtesë kontaktoni numrat e telefonit në QKMK 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095”, thuhet në njoftim.

 

 

 

 

Komento: