Protesta në Tiranë, ‘ushtria’ del në rrugë

11:17 | 16 Shkurt 2019

Një protestë e madhe pritet të ndodh sot në Tiranë.

Pak orë para nisjes së protestës së opozitës përballë kryeministrisë, janë nisur nga rrethet qytetarë që pritet t’i bashkohen tubimit te partive opozitare.

Policia e Shtetit ka vendosur postblloqe në akset kryesore që lidhin rrethet me Tiranën dhe duke ushtruar kontrolle të imtësishme ndaj protestuesve, njofton shqiptarja.com.

Forca policore speciale po kontrollojnë për të shmangur pjesëmarrjen në portestë të personave me precedentë penale, pasi sipas saj ka informacione se persona të caktuar do përpiqen të shfaqin akte dhune.

Komento: