Protesta nis me tensione, protestuesit gjuajnë policinë

18:24 | 13 April 2019

Regjistrohen incidentet e para.

Një pjesë e mirë e protestuesve kanë mbërritur para kryeministrisë, ndërsa të tjerë pritet të vijnë nga momentin në moment.

Shumica e protestuesve janë grumbulluar para selisë së PD-së dhe do të ecin në bulevard, bashkë me liderin e opozitës, Lulzim Basha.

Ndërkohë pa nisur ende mirë protesta, janë regjistruar incidentet e para, pasi disa protestues kanë hedhur kapsolla në drejtim të kordonit policor.

Këtë herë ka një prani të madhe të flamujve të PD-së në duart e protestuesve, por edhe vuvuzela me ngjyrat e flamurit të Venezuelës.

Komento: