Protesta për 16 vjeҫaren, këto janë fjalët e Vasfije Krasniqit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Protesta për 16 vjeҫaren, këto janë fjalët e Vasfije Krasniqit

15:22 | 07 Shkurt 2019

Rasti i 16 vjeҫares nga Drenasi, është rasti që tronditi të gjithë vendin.

Vasfije Krasniqi-Goodman ka komunetuar protestën e sotme para Policisë së Kosovës, e cila u mbajt për shkak të keqpërdorimit të vajzës nga Drenasi nga mësimdhënësi i saj, e më pas edhe nga hetuesi i Policisë.

Ajo ka thënë se do të dëshironte të ishte sot në Prishtinë për të protestuar, duke kërkuar drejtësi dhe ndëshkim ndaj tij.

“Sa kisha dashur të jem sot me ju për të protestuar kundër atij personi dhe ngritur zërin për drejtësi dhe ndëshkim të tij”, ka shkruar Krasniqi-Goodman.

“Drejtësi për motrën time dhe vajza tjera.”- ka shkruar Vasfija.

Komento: