
Në veri të Mitrovicës, në orën 18:30, është mbajtur një tubim kundër bllokadave që poorganizohen çdo ditë në të gjithë Serbinë, ku morën pjesë një numër qytetarësh.
Siç është konfirmuar më parë nga Policia e Kosovës, tubimi është organizuar dhe raportuar nga një shoqatë pensionistësh nga ky qytet.
Së bashku me qytetarët, në tubim ishin të pranishëm edhe kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, nënkryetari Igor Simiq, si dhe kandidatët për kryetarë të komunave në veri, Milan Radojeviq, Dragiša Miloviq dhe Milosh Peroviq, raporton KosovoOnline.
Qytetarët e mbledhur mbanin një banderolë me mbishkrimin “Mitrovica e Kosovës dëshiron një Serbi të qëndrueshme dhe të fortë”.
Sipas raportit të organizatorëve, qëllimi i tubimit është “mbështetja për paqen dhe tolerancën”.