Protestat e serbëve afër kufirit të Kosovës, deklarohet presidenca: Të sponzorizuara nga Beogradi dhe Moska

20:20 | 18 December 2022

Presidenca për protestat e serbëve afër kufirit të Kosovës, thotë se janë të sponzorizuara nga Beogradi dhe Moska.

Blerim Vela, shefi i zyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se protestat e sotme afër kufirit me Kosovën janë sponsorizuar nga Beogradi dhe Moska.

Ai po ashtu ka thënë se Kosova nuk do të bie pre e prapaskenave të tilla.

“Protestuesit kaluan nga ‘Mos dorëzohemi’ në ‘Të tërhiqemi’… Kjo tregon se sa e organizuar ishte kjo ‘protestë’ nga regjimi i Serbisë”.

“Kosova nuk do të bjerë pre e kësaj prapaskene teatrale të krahut të djathtë të sponsorizuar nga Beogradi dhe Moska. Integriteti ynë territorial është i pacenueshëm”, ka shkruar Vela në Twitter

Komento: