Protestat në Beograd, ja çfarë do të ndodh sonte në orën 18:00

15:12 | 16 Dhjetor 2018

Protestat në Beograd siç duket do të vazhdojnë edhe më tutje.

Liderët opozitarë në Serbi janë zotuar për të vazhduar protestat në janar pas marshit të mijëra personave në Beograd në kundërshtim të qeverisjes së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Me pankarta me thirrje të ndryshme si “Deri kur do të vazhdojë Serbia të jetë e keqja”, protestuesit kërkuan dorëheqjen e presidentit Vuçiq.

Organizatorët thanë se protestat e ardhshme pritet të mbahen më 16 janar, në përvjetorin e vdekjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, vrasja e të cilit nxiti tensione në të dy vendet.

Ivanoviq u qëllua për vdekje para zyrës së tij në Mitrovicë.

Komento: