
Duket se edhe në Pejë do të ketë protestë.
Në Sheshin e Prishtinës pasditen e 12 majit, ani pse kohë pandemie u pa diçka e pazakontë.
Disa aktivistë kanë bërë parapërgatitjet e tyre për një protestë.
Ndërsa të njëjtit mbanin edhe distancën sociale.

Ndërsa, sot edhe Peja ka nisur përgatitjet për protesta.
Disa aktivistë kanë bërë shënjime ne sheshin e qytetit, në rast nevoje për protesta në këtë kohë pandemie.
Shënjimet janë bërë për rreth 170 protestues.
Ndryshe, pasditen e sotme në shesh të Prishtinës janë parë edhe disa besimtarë myslimanë të cilët në shenjë revolte ndaj mos hapjes së xhamive, falën Ikindinë duke mbajtur distancë sociale.
