Po vazhdojnë protestat e të shtunës në Beograd.
Për të disatën të shtunë me rradhë është duke u protestuar nëpër rrugët e Beogradit.
Sonte, në brohoritjet e të mbledhurve në protestë u përmend edhe Kosova, shkruan lajmi.
Arsye për këtë është dy vjetori i vr’asjes së ish-liderit serb, Oliver Ivanoviq.
“Ivanoviq u v’ra në mes të ditës. Pas dy vitesh, ne ende nuk e dijmë kush e urdhëroi vr’asjen e tij”, tha njëri nga organizatorët e protestës.
“Kjo ishte vr’asje politike, dhe ne do të kërkojmë në vazhdimësi që të zbardhet e po ashtu nuk do të harrojmë të përmendim fjalinë se Ivanoviq na inspiron neve, edhe pa qenë në mesin tonë”, tha një tjetër protestues.
Prezent në këtë protestë ishte edhe vëllau i Oliver Ivanoviqit, Miroslav Ivanoviq.
Ivanoviq u v’ra më 16 janar të 2018-tës para zyreve të tij në Mitrovicën e Veriut.
Ndërkaq, protestat në Serbi që po mbahen tash e një kohë nën moton “Një në pesë milionë”, fillet e tyre i kanë nga pakënaqësia ndaj presidentit serb, Aleksander Vuçiq dhe pushtetit atje.