Para pak çastesh ka nisur protesta në Gjakovë kundër pelegrinëve serb.
Ata po e kundërshtojnë ardhjen e pelegrinëve serb në kishë.
Sipas protestuesve kjo protestë mbahet jo për të kundërshtuar ceremoninë e pelegrinazhit, por kundër ardhjes siç i kanë quajtur ata “të kriminelëve”.
Etnik Berisha, aktivist politik në Gjakovë, tha se nuk ka asnjë organizator të protestës, pasi që protesta bëhet për çdo vit dhe njerëzit do të mblidhen sipas thirrjes së krijuar në rrjetet sociale, ku paralajmërohet protesta.
Ata kanë paralajmëruar se thirrja e tyre për protestë nuk ka të bëj me besimin e tyre, porse në mesin e pelegrinëve serbë ka persona që ua njohin të bëmat gjatë luftës.
Kallxo.com raporton se njerëzit kanë filluar të mblidhen në vendin ku do të mbahet protesta.
Derisa Policia është në vendin e ngjarjes.