Protestë në Mitrovicë, gjashtë persona të lënduar

14:49 | 25 April 2019

Një protestë është organizuar sot në fshatin Koshtovë të Mitrovicës e në të cilën kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

Gjatë persona kanë mbetur të lënduar nga protesta e sotme në Koshtovë të Mitrovicës.

Në këtë fshat po protestohej për deponin e mbeturinave që kompania “Uniteti” e menaxhon. Drejtori që e menaxhon kompaninë “Uniteti” Gazmend Morina bashkë me një koleg të tij janë rrahur me protestuesit. Lëndime kanë pësuar këta dy dhe katër protestues.

Lajmi është konfirmuar nga policia rajonale e Mitrovicës.“Ka ndodhur përleshje mes banorëve (protestues) dhe zyrtarëve të kompanisë Uniteti.

Gjashtë persona të lënduar, katër banorë të fshatit dhe dy zyrtarë të kompanisë, drejtori dhe një tjetër”, ka thënë Avni Zahiti.Ndërkohë, policia ka intervistuar të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje.
Rasti po cilësohet si “Lëndim i lehtë trupore” dhe “dëmtim i pronës”- aty është dëmtuar një veturë e zyrtarëve të kompanisë.

Personat e intervistuar janë liruar nga ana e policisë. Po ashtu janë intervistuar edhe dëshmitarë nga vendi i ngjarjes.Ndërsa, banorët janë ankuar se kompania nuk po e mirëmban këtë deponi të mbeturinave, sipas tyre po kundërmon.

Komento: