Protestë në Prishtinë, arsyeja do t’iu befasojë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Protestë në Prishtinë, arsyeja do t’iu befasojë

11:50 | 21 Janar 2019

Sot po protestohet në Kryeqytetin e Kosovës.

Banorët e lagjes Qendra kanë protestuar sot para Komunës së Prishtinës për shkak të zhurmave të lartë të kafeneve, të cilat zgjasin deri në orët e vona të mbrëmjes.

Shefki Ukaj, banor i kësaj lagje thotë se gjendja në këtë lagje është bërë dramatike.

“Gjendja në vitin e fundit është bërë dramatike. Deri në orën 02:00, kemi muzikë shfrenuese. Duhet ditur se kemi njerëz të sëmurë, pleq, fëmijë. Nuk është shqetësimi i vetëm zhurma. Është edhe çështja e parkingjeve, më së paku ne i parkojmë aty, ne nuk kemi ka me hy as ka me dal”, tha ai.

Për shkak të kësaj situate, ai tha se janë të detyruar edhe t’i shesin shtëpitë e tyre.

Të njëjtin hallë ka edhe Violeta Geci.

“Jemi detyru të dalim në protestë nga zhurma e kafiterive. Kemi banorë të sëmurë. Nuk po mundemi me nejt në banesat tona”, u shpreh ajo.

Drita Begraci, që tri vjet nuk ka dalur nga shtëpia e saj, për shkak të gjendjes shëndetësore. Ajo thotë se sot ishte e detyruar të dal të protestojë.

“Jemi si me qenë në Afrikë që tri vjet nuk kam dal jashtë. Me zor më kanë marrë sot për krahu. Zhurmë e madhe, miza, mijë…nuk po dimë çka me bo”, ka thënë ajo.

Shipe Shkodra thotë se nëse komuna e Prishtinës nuk reflekton janë të detyruar të ndërmarrin diçka vet.

Komento: