Protestë në Tiranë, kërkohet lirimi i ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj

12:45 | 06 Gusht 2023
proteste-ne-tirane,-kerkohet-lirimi-i-ish-luftetarit-te-uck-se,-dritan-goxhaj

luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj.

Protesta do të zhvillohet në orën 16.00 në Sheshin “Skënderbej” Tiranë.

“Togeri Dritan Goxhaj, pilot në Shkollën e Aviacionit Vlorë ju bashkua UÇK-së në Mars të vitit 1999. Ai është djali i ushtarakut Dilaver Goxhaj, i cili iu bashkua vullnetarisht UÇK-se dhe iu besua detyra e zv/Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Dritan Goxhaj, luftëtari i UÇK-së, ushtaraku shqiptar, intelektuali dhe gazetar i fjalës së lirë, më datë 31 Korrik u arrestua nga Policia e Shtetit shqiptar, referuar Letër-Porosisë së Gjykatës Speciale Kosove. Ky është rasti i pare i arrestimit të një shtetasi shqiptar me urdher të Dhomave të Specializuara që veprojnë në Hagë me ligjet e Kosoves. Dritan Goxhaj, luftetari i UÇK akuzohet për: ” Frikësim gjatë procedures penale” dhe ” Pengimi i Personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, thuhet në thirrjen e shpërndarë për protestën, raporton Euronews.al.

Dritan Goxhaj u arrestua ditë më parë në Tiranë me urdhër të Prokurorisë Speciale,

Ai kërkohet nga ana e autoriteteve të Prokurorisë Speciale në Kosovë për intimidim të dëshmitarëve dhe pengim të hetimeve nga Gjykata Speciale.

 

Komento: