Protestohet kundër bashkimit të Mitrovicës

21:09 | 01 Shkurt 2019

Serbët nuk e pranojnë në asnjë mënyrë bashkimin e Mitrovicës.

Me flamuj e pankarta refuzonin këtë ide.

Në fakt, këtë ide të iniciuar nga Agim Bahtiri i Jugut, serbët e veriut, të prirë nga krerët e Listës Serbe, e quajtën tendencë për okupim të asaj pjese nga shqiptarët.

Një gjë të tillë e tha troç, lideri i Srpskas, Goran Rakiq, njëherazi kryetar i dorëhequr i komunës përtej Ibrit, në fjalën e tij gjatë marshit protestues, që u mbajt të premten në mesditë.

Pakënaqësitë që kanë me idenë për bashkim, e të cilat i shfaqën me anë të motos “Nga këtu nuk ka më kthim prapa”, ata shkuan t’i shfaqin edhe para një zyre ndërkombëtare në veri.

https://www.youtube.com/watch?v=D3Csah5JXwg

Komento: