Protestohet para Komunës së Prishtinës, kërkohet zbritje e çmimit të qirasë

10:24 | 01 Shkurt 2023

Qytetarët e Prishtinës kërkojnë zbritje të çmimit të qirasë.

Ndërmarrja Publike Banesore, qiramarrësit, punëtorët e lokaleve dhe qytetarë të tjerë sot protestuan për rritjen e çmimit të qirasë për lokalet në Prishtinë.

Protestuesit kërkuan zbritje të çmimit të qirasë, pasi, sipas tyre, nuk mund të vazhdojnë punën me çmim të ngritur.

Të njëjtit janë në pritje të takohen me kryetarin e komunës, Përparim Rama, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

Së fundmi, komuna e Prishtinës ka ngritur edhe çmimin e biletave njëdrejtimëshe të trafikut urban.

Komento: