Protestojnë banorët e Zajmit të Klinës: Një pronë iu shit dy personave

13:05 | 22 Shkurt 2026
protestojne-banoret-e-zajmit-te-klines:-nje-prone-iu-shit-dy-personave

Banorët e fshatit Zajm, me parulla në duar dolën për të protestuar për pronat e tyre.

Në shenjë pakënaqësie ata e bllokuan magjistralen Prishtinë-Pejë. Ata po kërkojnë nga shteti njohjen e pronësisë mbi shtëpitë e tyre dhe pronat e tjera që i kanë.

Dikur para disa dekada, këto prona kanë qenë të banorëve serbë, sepse kjo zonë ka qenë e banuar me serbë, por pas kthimit të shqiptarëve në pronat e tyre, ka ndodhur që disa noterë ua ka njohur pronësinë dy personave në një shtëpi. Pra, një pronë u është shitur dy personave.

Komento: