Protestojnë punëtorët teknikë

08:30 | 20 October 2020

Punëtorët teknikë të cilët operojnë në Ministrinë e Mjedisit, Ministrinë e Administratës së Pushtetit Lokal, Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Ministrinë e Drejtësisë dhe Administratës Publike do të protestojnë sot.

Protesta e punëtorëve teknikë po bëhet për të kërkuar ngritjen e pagave për ta. Kështu ka njoftuar Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës.

Punëtorët do të protestojnë në objektin e ish-Rilindjes dhe aty do të qëndrojnë për gjatë gjithë ditës.

Ndërkaq, në ora 13:00 protestuesit do t’i vizitojë kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi i cili ka njoftuar se do të deklarohet edhe për media.

Komento: