Proteston rinia e PDK-së kundër Qeverisë Kurti

11:41 | 03 Shkurt 2020

Rinia e PDK-së proteston kundër Qeverisë Kurti.

Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës janë duke protestuar para Kuvendit të Kosovës.

Përmes një aksioni simbolik të rinjtë e kësaj partie, kanë shfaqur deklaratat e kreut të VV-së, Albin Kurti Isa Mustafës dhe LDK-së.

Ata me pankarta në duar kanë mesazhe për Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën.

“Glauk Konjufca: Isa Mustafa është i pabesë”.

“Albin Kurti: Lista Serbe është ambasadë e Serbisë në Kosovë”.

“Albin Kurti: Lista Serbe s’janë thjeshtë serbë, por ata janë çetnikë”, janë fjalët që shkruhen në këto pankarta.

Komento: