
Protestuesit po vazhdojnë të mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në Shkup për tubimin që do të mbahet në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Qytetarët u panë duke mbajtur në duar simbole kombëtare.
Protesta e organizuar nga kategoritë e dala nga lufta pritet të nisë nga ora 13:00.
Ajo është përkrahur edhe nga figura politike, përfshirë edhe kreun e partisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, i cili bëri thirrje për pjesëmarrje sa më masive.
Pas asaj në Prishtinë e Tiranë, kjo është protesta e tretë që u cilësua si “gjithëkombëtare”./kp