Në tri komunat me shumicë serbe në veri, qysh në orët e hershme të së mërkurës ka filluar mbledhja e protestuesve pranë objektit komunal.
Numër më i madh i protestuesve sot është vërejtur në komunën e Zveçanit, derisa paqeruajtësit e KFOR-it kanë ngritur tela gjemborë.
Grumbullim të qytetarëve ka edhe në afërsi të ndërtesës së Komunës së Zubin-Potokut.
Ata edhe sot kanë vendosur tenda në rrugë, derisa kanë kënduar këngë nacionaliste.
Pranë objektit komunal është e vendosur Policia e Kosovës, ndërsa në distancë më të gjerë pjesëtarët e KFOR-it.
Gjatë ditës së djeshme në tri komunat veriore të Kosovës, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok janë mbajtur protesta kryesisht të qeta.
Serbët kanë deklaruar se do të vazhdojnë protestat deri në përmbushjen e kushteve të tyre.
Aktualisht situata raportohet të jetë e qetë.