
Me uljen e temperaturave, Prishtina po ballafaqohet me problemin e madh me ndotjen e ajrit.
Në Prishtinë po vazhdon të jetë problematikë ndotja e ajrit.
Sipas matësve të ambasadës amerikane, niveli ndotës aktualisht shënon vlerën e 153 PPm, shkruan lajmi.
Prishtina çdo vit renditet ndër kryeqytetet e para në botë me nivelin e lartë të ndotjes së ajrit.
Shkaktarë kryesorë sipas institucioneve për këtë dukuri janë gazrat e liruara nga termocentralet si dhe përdorimi i qymyrit si lëndë djegëse nga qytetarët.
