PSD e fshin mbishkrimin në derën e kishës, e shkruan “…bekoi: Albin Kurti”

10:46 | 11 Qershor 2021

Aktivistët e Partisë Socialdemokrate e kanë fshirë mbishkrimin në gjuhën angleze që ishte vendosur në derën e kishës në kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Aty shkruhej në gjuhën angleze “Jezusi urren serbët”, derisa ende nuk dihet se kush është autori i këtij mbishkrimi. Më pas, aktivistët e PSD’së kanë shkruar “Simoboli i shovinizmit bëhet faltore. Bekoi: Albin Kurit”, në derën e kishës.

Ndryshe, serbët dje u rikthyen në kishën e papërfunduar, për herë të parë pas vitit 1998, për të mbajtur një liturgji fetare, raporton Express.

Siç njoftoi Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit, liturgjia u mbajt nga Peshkopi Teodosije.

Ky veprim i Kishës Ortodokse Serbe ngjalli reagime të shumta në Kosovë, e madje u konsiderua provokim.

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për lirimin e kampusit universitar nga të gjitha objektet e ndërtuara pa leje, ku përfshihet edhe objekti në të cilin është organizuar ceremonia në fjalë.

Komento: