PSD nuk do të votojë buxhetin nëse nuk i plotësohen kushtet e kërkuar ndaj qeverisë ‘Haradinaj’.
Shefi i deputetëve të PSD-së Dardan Sejdiu, ka thënë se grupi parlamentar që ai përfaqëson nuk do të votojë miratimin e buxhetit pa plotësimin e kushteve nga ana e Qeverisë.
Ai ka ripërsëritur se në mesin e kushteve janë Ligji për Dialogun, zvogëlimi i zëvendësministrave, për të cilën çështje tha se janë dakorduar që brenda tre muajsh ligji për Qeverinë do ta trajtojë si dhe funksionalizimin e Ministrisë së Bujqësisë.
“Nëse qeveria do që të kalojë buxhetin me votat e PSD-së, duhet ti plotësojë kushtet”, tha Sejdiu.