PSD-ja bëhet gati për protestën e nesërme

18:19 | 28 Janar 2022

Nesër do të ketë protestë.

Partia Socialdemokrate ka publikuar disa fotografi të aktvistëve të saj për protestën që pritet të mbahet nesër në Prishtinë kundër shtrenjtimit të rrymës, raporton Gazeta Express.

PSD-ja ka shkruar se janë gati e tash le të bëhet gati qeveria.

“Ne jemi gati. Tash le të bëhet gati Qeveria”, thuhet në postimin e PSD-së.
Kryetari i këtij subjekti, Dardan Molliqaj, përmes një konference për media sot u ka bërë thirrje qytetarëve dhe partive opozitare që t’u bashkangjiten në protestën e nesërme.

Partitë opozitare, LDK, PDK dhe AAK nuk do të marrin pjesë në protestë por kanë deklaruar se e mbështesin.

Komento: