PSD-ja e bën Qeverinë “zyrë të KEDS-it”

12:00 | 26 Janar 2022

Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot një aktivitet protestues në objektin e Qeverisë së Kosovës, duke i vendosur një baner të KEDS-it në hyrje të kësaj zyre.

Sipas Nol Nushit nga kjo parti, Qeveria i është nënshtruar totalisht një kompanie private siç është KEDS-i. Ai u ankua edhe për sjelljen e Policisë teksa po mban aktivitetin protestues.

“Ishit dëshmitar të një sjellje totalisht absurde nga rojet dhe Policia e kësaj Qeverie për një baner që është i letrës. E shihni nga çfarë aktiviteti frikësohet kjo Qeveri, por s’kanë faj sepse janë totalisht të panikuar me vendimet që po i marrin dhe i janë nënshtruar totalisht një kompanie private siç është KEDS-i. Kjo nuk është zyrë e Qeverisë që përfaqëson interesat qytetar, por është një zyrë e nënshtruar totalisht ndaj KEDS-it dhe KESCO-s”, deklaroi Nushi.

PSD-ja ka paralajmëruar një protestë për të shtunën, në lidhjen me shtrenjtimin e çmimit të energjisë.

Komento: