PSD-ja i shkon në zyrë ZRRE-së, i kërkon ta bëjë publik vendimin për çmimin e rrymës: “A po na i lëshoni zyret. Jo s’po ua lëshojmë”

11:51 | 14 Shkurt 2022

“A po na i lëshoni zyret. Jo s’po ua lëshojmë”: PSD-ja i shkon në zyrë ZRRE-së, i kërkon ta bëjë publik vendimin për çmimin e rrymës.

Partia Socialdemokrate është duke mbajtur një aktivitet në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike. Dardan Molliqaj e ka akuzuar kryetarin e bordit të ZRRE-së se i kanë mashtruar qytetarët, shkruan Reporteri.net.

Ai ka insistuar që t’u tregohet se sa është rritur çmimi i energjisë elektrike deri në 800 kw. Molliqaj ka thënë se drejtori i Bordi të ZRRE-së jep përgjigje selektive.

Sipas tij, ai shkon neper emisione televizive dhe jep mendime për ta qetësuar opinionin.

“Qeveria Kurti dhe ky bord ka mashtruar qytetarët. Barrën e kanë vënë te taksapaguesit. Po të kishte qenë zero fitimi i KEDS-it atëherë këta do ta publikonin vendimin. Derisa këta nuk deklarojnë a ka fitim KEDS-i, atëherë i bie që ka. Këta nuk po tregojnë se sa është rritur çmimi. Janë mbledhur në siklet dhe nuk kanë përgjigje për opinionin publik. Këta po bëjnë korrupsion”, ka thënë ai.

Kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu u ka rekomanduar që ata ta lexojnë raportin.

Në korridorin e kësaj zyreje ata kanë vazhduar të bëjnë zhurmë.

Debati mes Molliqajt, aktivistëve të PSD-së dhe drejtor Ymer Fejzullahut:

Fejzullahu: A po na lëshoni zyret

Molliqaj: Jo s’po ua lëshojmë Cilën punë me pengu, që i shpenzojnë paratë publike a?

Fejzullahu: Dardan, raportet janë publike. As s’jemi tu mshefë, vec po kërkojmë kohëne mjaftueshme që është me ligj.

Molliqaj: A është rritë cmimi deri në 800 kilovatë. Guxo me thënë që nuk është rritë. Përgjigna edhe neve, sa është rritja. O zotëri me mashtrim fjalësh nuk është puna. Ti ke thënë se s’ka rritje deri në 800.

Fejzullahu: Merni lexoni katër raporte, hajdeni pas një ore.

Molliqaj: Pse ke gënjy publikisht edh eke thënë se nuk është rritë deri në 800 kilovatë. Sa është rritja deri në 800 kilovatë. Thuaje se ke thënë që është zero, por nuk është zero. Pse po e mashtroni opinioin publik.

Fejzullahu: Faleminderit.

Molliqaj: Nuk është puna për faleminderit bre.

Aktivistë të PSD-së: Ani jep dorëheqje masi s’paske përgjigje.

Fejzullahu: Dardan a po don me na provoku a cka është në pyetje.

Molliqaj: Informoje sot opinioin publik sot sa është rritja.

Aktivistë të PSD-së: Vendimin, vendimin vendimin.

Komento: