Se PSD-ja nuk do jetë pjesë e zgjedhjeve të 9 shkurtit e konfirmoi anëtarja e PSD-së, Natyra Kuçi, e cila ishte sonte pjesë e programit të “Adresa” në Kanal10.
Kuçi tregoi edhe arsyet se përse kjo parti morri këtë vendim.
“Jemi edhe më të sigurt se kur e kemi marrë vendimin. PSD-ja ka vlerësu që nuk ështe gati populli me votu PSD-në dhe e dyta, mendojmë se përderisa VV-ja e ka këtë rezultat në sondazhe nuk është koha e PSD-së. Në pyetje janë edhe financat”, tha ajo.