PSD kushtëzon kryeministrin Haradinaj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

PSD kushtëzon kryeministrin Haradinaj

23:49 | 15 Janar 2019

Partia Socialdemokrate kërkon nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ta shkarkojë ministrin serb,Nenad Rikallo.

Që Projektligji për buxhetin të kalojë, duhen votat e deputetëve të PSD’së, të cilët po e kushtëzojnë votën e tyre me shkarkimin e ministrit Nenad Rikallo

Që kur është paralajmëruar shkarkimi i tij, ministri i Bujqësisë duket shumë aktiv në punë.

Nenad Rikallo ka mbajtur të martën një takim me përfaqësues të Bankës Botërore.

Por Partia Socialdemokrate kërkon nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ta shkarkojë ministrin serb.

E nëse kjo nuk ndodhë, partia e Shpend Ahmetit nuk do ta votojë buxhetin për vitin 2019.

E, Haradinaj nuk po e merr me nguti këtë kusht. I pari i Qeverisë thotë se do të plotësohet kjo kërkesë.

Ani pse Kryeministri thotë se Rikallo është punë e kryer, ministri duket se nuk i ka dhënë shumë rëndësi këtij ultimatumi.

Në kabinetin e tij i kanë thënë televizionit T7 se Rikallo prej datës gjashtëmbëdhjetë e deri me njëzet e tre do të jetë në pushime dimërore.

Kurse, në bazë të Rregullores së Kuvendit, sesioni pranveror fillon të hënën e tretë të muajit janar, përkatësisht me datën 21 janar.

E, Haradinaj pati thënë se me fillimin e punimeve në kuvend do vijë për votim buxheti në lexim të dytë.

Por, që ky projektligj të kalojë, duhen votat e deputetëve të PSD-së, të cilët po e kushtëzojnë votën e tyre me shkarkimin e Rikallos.

Komento: