PSD pazar me Qeverinë, por ja ҫfarë thotë zyrtari i kësaj partie – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

PSD pazar me Qeverinë, por ja ҫfarë thotë zyrtari i kësaj partie

16:21 | 22 Dhjetor 2018

U përhap lajmi se Partia Socialdemokrate po bën pazarë me Qeverinë aktuale të Kosovës.

Për zyrtarin e PSD’së, Shkodran Hotin, pazaret e PSD-së me Qeverinë nuk përbëjnë skandal e as lajm ekskluziv.

Zyrtari i PSD’së, Shkodran Hoti, ka dhënë vlerësime redaktoriale kur ka komentuar mesazhet komprometuese të deputetëve të PSD’së me zyrtarët e Qeverisë. Ka thënë se s’ka lajm ekskluziv dhe as skandal.

“PSD dje i ka publikuar 5 kushte që Qeveria i ka plotësuar për t’iu votuar projekt-buxheti. Ato nuk do të përmbusheshin pa u negociuar, prandaj publikimi i diskutimit rreth tyre s’është as lajm ekskluziv e as skandal.

“Kukuvajkat” le ta vazhdojnë vajin. Janë në rolin e tyre. Kaq munden, aq bëjnë. Veç le të mos i ngatërrojnë citatet e Hegelit me thëniet e Xhemail Abrisë. ????”, ka shkruar Hoti.

Ndërkohë, në SMS e publikuar dokumentohet se PSD është bërë ndihmës për Qeverinë. Kurse Shefi i Partisë u kërkon deputetëve të flasin sikur Kadri Veseli kur argumentojnë pse duhet votuar buxhetin.

Komento: