PSD: Policia përdori dhunë jashtëzakonisht të madhe kur i arrestoi aktivistët

12:52 | 07 Shtator 2021

Partia Socialdemokrate ka thënë se Policia e Kosovës ka përdorur dhunë ndaj aktivistëve të kësaj partie për “aksionin simbolik për të penguar rilegjitimimin e Gjykatës Speciale”.

Po ashtu, PSD ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të aktivistëve Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti dhe Agron Kabashi të cilët u arrestuan gjatë aktivitetit sot.

“Sot, përgjatë raportimit të kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, aktivistë të PSD-së, Lisjan Perolli dhe Bardh Ahmeti, zhvilluan aksion simbolik për të penguar rilegjitimimin e Gjykatës Speciale në misionin e saj për të tjetërsuar luftën çlirimtare të UÇK-së. Përgjatë aksionit simbolik jashtë konferencës për media, Policia e Kosovës përdori dhunë jashtëzakonisht të madhe ndaj aktivistëve duke i lënduar dhe i arrestuar ata”.

“Gjykata Speciale është e padrejtë, prandaj ajo nuk mund të sjellë drejtësi. Si e tillë, nuk mund të lejojmë assesi që të rilegjimitohet në qetësi teksa tjetërson historinë tonë”.

Komento: