Memoriali i Ivanoviqit vendoset para Qeverisë.
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një akcion para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Ky akcion, i cili paraqet memorialin së bashku me fotoportretin e politikanit serb të vrarë, Oliver Ivanoviq, është reagim i partisë opozitare ndaj videomesazhit përkujtimor, që kryeministri i Kosovës e publikoi ditë më parë me rastin e pesë vjetorit të vrasjes së tij në Mitrovicën Veriore, shkruan Klankosova.
Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj u shpreh se deklaratat e Kurtit në përvjetorin e vrasjes së Ivanoviqit janë skandaloze dhe të papranueshme.
Ai tha se meqenëse kryeministri Kurti flet fjalë të mira për një kriminel, që ka marrë pjesë në dëbimin dhe vrasjen e shqiptarëve në veri, i njëjti duhet të bëjë homazhe çdo ditë para fotografisë së tij.
Gjithashtu, ky videomesazh i Kurtit nxiti reagime të shumta nga figura politike dhe publike të Kosovës.