PSD zhvillon aksion para Qeverisë në orët e vona

22:09 | 07 Prill 2021

Masat e fundit janë kundërshtuar nga PSD.

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion në kryeqytet duke protestuar ndaj masave që ka marrë Qeveria e Kosovës.

Në këtë aksion ka marrë pjesë aktivistë të PSD’së bashkë me kreun e organizatës politike, Dardan Molliqaj.

“Ajo që shprehim këtu është që ne nuk jemi kundër masave të qeverisë në tërësi. Por një nga masat që e kundërshtojmë është ora policore. Kjo masë është shabllon dhe jemi kundër”, ka thënë Molliqaj.

Në këtë aksion PSD e ka quajtur ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, “Dr. Hipokriti”.

Komento: