Pse dha dorëheqje Haradinaj, ja ҫfarë thotë Milaim Zeka – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Pse dha dorëheqje Haradinaj, ja ҫfarë thotë Milaim Zeka

23:01 | 14 Gusht 2019

Zeka ka komentuar dorëheqjen e Ramush Haradinaj.

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, ka vlerësuar se arsyeja e vërtetë e dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës nuk ka qenë ftesa për të nga Gjykata Speciale.

Sipas Zekës, Haradinaj ka vendosur të lërë postin e tij, pas fjalëve që partneri i koalicionit, Kadri Veseli, i ka bërë për Haradinajn dhe raportet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Veseli kishte deklaruar se Haradinaj po komunikonte me amerikanët sikur me serbët.

“Gjë s’ka të bëjë dorëheqja e Haradinajt me Gjykatën Speciale”, ka thënë Zeka
“Absolutisht jo”, ka theksuar ai.

“Nëse do të ishte ngritur aktakuzë ndaj tij, do të kishte qenë e arsyeshme”, ka thënë Zeka, duke folur për dorëheqjen e Haradinajt.

Ai ka bërë të ditur se ka qenë në dijeni se Ramush Haradinaj do të ftohej nga Gjykata Speciale. Zeka ka thënë se ky institucion i drejtësisë do ta ftojë edhe vëllain e kryeministrit në largim, Daut Haradinaj.

“Për hir të bacës Hilmi, nuk e kam bërë publik faktin që edhe Ramushi, edhe Dauti kanë me qenë të ftuar”, ka deklaruar Zeka, duke iu referuar babait të ndjerë të Haradinajve.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!