Pse e ka larguar Shkumbin Demollin nga lista për deputetë, flet Milaim Zeka

12:51 | 09 September 2019

Zeka ka reaguar pas njoftimit të Demollit.

Shkumbin Demolli përmes një njoftimi në Facebook ka treguar se është larguar nga partia e Milaim Zekës, megjithatë kreu i Partisë Euroatlantike, në një prononcim thotë se Demolli nuk ka qenë asnjëherë pjesë e partisë së tij.

Demolli në Facebook ka shkruar se partia e Zekës e ka larguar nga lista për deputet dhe për këtë arsye është larguar edhe nga PEK-u.

Por Kryetari i PEK-ut, Milaim Zeka ka thënë se Demolli është kamufluar duke u futur në listë pa qenë fare anëtar i partisë.

“Pikërisht pse nuk ka qenë anëtar i PEK-ut është largu. Kurrë nuk ka qenë anëtar i PEK-ut për atë arsye është larguar nga lista. Ka qenë në listë sepse ka qenë i kamufluar dhe ka ardhur lista tek Sekretari Organizativ edhe pastaj kur e kemi bërë verifikimi, ai nuk është anëtar i PEK-ut, ka qenë i një partie tjetër dhe ka ardhur është kamufluar këtu edhe kjo është arsye e largimit të tij”, është shprehur Zeka.

Zeka ka thënë se ai është futur në listë duke u thënë në parti se ka biseduar me Milaim Zekën për t’u futur në listën për deputetë, pa biseduar fare me të.

“Ai nuk është larguar po ne e kemi eliminuar prej listës, sepse në listën përfundimtare unë kam kërkuar raport kush është ky person a është anëtar i PEK-ut, nuk është anëtar i PEK-ut, dhe na ka thënë se ka biseduar paraprakisht me Milaim Zekën për me u futë në listë pa biseduar fare me mua. Nuk është larguar ai, por ne e kemi larguar. E vërteta është se në listën përfundimtare ne e kemi larguar, sepse nuk ka qenë edhe nuk është anëtar i Partisë Euroatlantike.”, ka thënë Zeka.

Komento: