Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, e ka cilësuar si një mundësi të mire pjesëmarrjen e ambasadës amerikane dhe qindra studentëve në Kanal 10 për të shënuar zgjedhjet në SHBA.
Hovenier ka thënë se kjo ka qenë një mundësi të mirë për t’u bashkuar me miqtë në Kosovë në ditën unike për amerikanët.
“Ne deshëm të shfrytëzojmë këtë mundësi që të flasim me studentët kosovarë në lidhje me bazat e demokracisë sonë, mendojmë që është shumë e rëndësishme”, ka thënë Hovennier.
Ndryshe, maratona televizive e Kanal 10 ka filluar këtë të martë teksa të ftuar janë zyrtarë nga ambasada amerikane, profile të ndryshme nga politika, biznesi, studentë e personalitete të rëndësishme, me ç’rast pritet të ketë panele të ndryshme diskutimi për zgjedhjet që po mbahen në SHBA.
Ndryshe, qytetarët amerikanë më 5 nëntor po votojnë në zgjedhjet historike presidenciale, për të cilat votuesit janë të ndarë në nivel vendi, por edhe në shtatë shtete kryesore që pritet të përcaktojnë rezultatin mes ish-presidentit republikan, Donald Trump, dhe nënpresidentes demokrate, Kamala Harris. /Gazeta10/