Pse Inter nuk e lejoi Kolarovin të luajë me Serbinë?

23:47 | 14 Nëntor 2020

Interi nuk e “lejoi” Kolarovin të luajë me Serbinë.

Sipas raporteve në Serbi, Interi ia ka ndaluar Aleksandar Kolarovit të luajë në në finalen e Ligës së Kombeve kundër Skocisë në Beograd

Ndeshja përfundoi 1-1 dhe u vendos me penallti në Beograd, me Skocinë e cila u kualifikua për në Euro 2020 për kampionatin që mbahet verën e ardhshme.

Sipas MozzartSport.com, Kolarov nuk luajti për shkak se Interi dhe stafi i tyre refuzuan që ta lejojnë atë të luajë.

Kolarov ka një lëndim të lehtë që e ka lënë atë jashtë ndeshjeve të fundit në Serie A, përfshirë barazimin me Atalantan, kështu që Interi nuk ka dëshiruar që ai të pësoi edhe një lëndim.

Raporti thekson që Kolarov nuk dëshironte të hynte në një përplasje me klubin e tij, kështu që pas disa testeve në stërvitje e edhe pse ai ishte pjesë e formacionin startues, ai u tërheq tri orë para se ndeshja të fillojë.

Zikaltërit pastaj e kanë rikthyer në Milan 35 vjeçarin për tretman, kështu që ai nuk do të luajë në dy ndeshjet e radhës së Serbisë në Ligën e Kombeve.

Komento: