Pse iu bashkua listës së Vetëvendosjes, flet Donika Gërvalla

23:42 | 19 Janar 2021

Gërvalla tregon pse iu bashkua listës së Vetëvendosjes.

Kandidatja e VV-së për deputete, Donika Gërvalla ka treguar arsyen pse i është bashkuar lsitës së këtij subjekti.

Ajo thotë se arsyeja që janë shkrirë në VV së bashku me Vjosa Osmanin, nuk do të thotë se janë nënshtruar.

“Kjo tema e nënshtrimit është pak qesharak. Gjithkush që ka pasur rast me mua personalisht apo zonja Osmanin e dinë që nuk jemi tipa të nënshtrimit. As nuk nënshtrohet ajo as unë. Pikërisht që jemi tipa që nuk nënshtrohemi na kanë flakë nga LDK. Pse me Vv’në ajo është realitet. Është shpresë që më në fund vendi të clirohet nga krimi dhe korrupsioni. Pse po e përsërisë kaq shumë këtë. Sepse emëruesi i përbashkët është lufta ndaj korrupsionit dhe krimit. VV dhe lista e Vjosës me 15 persona janë të vetmit që mund të luftojnë krimin”, tha ajo.

Komento: