Për akuzat e Molliqajt ndaj Konjufcës në lidhje me SHIK-un ka folur edhe deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi.
Krasniqi thotë se heshtja e Konjufcës dhe ikja nga një debat i tillë, është një aprvoim i atyre që thotë Molliqaj.
“Heshtja e Konjufcës është miratimi i atyre deklaratave që thotë Dardan Molliqaj. Organet e drejtësisë në Kosovë i zgjedh kur don me shty, e mos me folë dicka. Kallxoma një rast tjetër, kur Vetëvendosje iu ka ikë debateve. Pse po iu ikin debateve, sepse kanë me fsheh dicka? Prej subjektit më të zëshëm në Kosovë, në subjektin që fshehët nëpër skuta. Kanë përfunduar në një parti që i qanë hallet te Burdushi”, ka thënë ai.
“Ata e dijnë që e humbin debatin për SHIK-un. Ikja nga debati e vërteton të vërtetën për këtë rast.Për cilën do akuzë, unë jam i gatshëm me dalë debat. Edhe për akuzën ma të ultë që na kanë bo, sepse e di që jam i pastër. A kur e kam mizën mas veshi normalisht që dua ti iki debatit”, ka shtuar ai.
Ndërkohë sa i përket deklarimeve të Kurtit për krasitje të partisë, Krasniqi thotë që heqja e njerëzve nga partia si Molliqaj, Ahmeti, Pantina e të tjerë, tregon që Kurti është një kopshtar i keq.
“Veç një kopshtar i keq, e bën një krasitje të tillë”, ka thënë ai.