Sot janë bërë 20 vite që nga intervenimi i NATO-s në Kosovë.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka kujtuar 20 vjetorin e sulmeve të NATO-s në Kosovë.Në një postim në Facebook Albin Kurti tregon arsyet pse NATO intervenoi në Kosovë.
Kurti thotë se perëndimi ndërhyri ushtarakisht kundër Jugosllavisë së Tretë e cila ishte bërë tërësisht e Millosheviqit.
Ndëqrkaq për sulmet e NATO’s ndaj qarqeve serbe në Kosovë, Kurti thotë se janë tri arsye. Sipas Kurtit, njëra ndër to është se Sllobodan Millosheviqi nuk pranoi të nënshkruante dokumentin e Rambujesë. Kjo ishte në kontrast me marrëveshjen e Daytonit e cila e kishte fuqizuar Milosheviqin brenda (si pushtet) e jashtë (si personalitet).
“. Që Kosova të mos bëhej Bosnje. Me Srebrenicën në mendje dhe Reçakun para syve, nuk mund të lejohej përsëritja e gjenocidit në Evropë duke qëndruar duarkryq aleanca më e fuqishme në historinë e njerëzimit. Edhe kredibiliteti global i NATO-s dhe perëndimit ishin në pyetje”, shkruan Kurti.
Ai po ashtu thotë se vazhdimi i luftimeve midis UÇK-së dhe forcave serbe nuk do të mund të mbahej për shumë gjatë i lokalizuar në Kosovë dhe kjo do të rrezikonte vazhdimin e luftës ndaj shqiptarëve të Maqedonisë.
“Shqiptarët ishin nën sulm mizor dhe përfshirja e Maqedonisë në luftë e bënte kalimin nga rreziku lokal në paparashikueshmëri rajonale (më së paku). Dita e parë dhe e fundit e këtij intervenimi 78 ditor ishin më të mirat. Sepse u godit Serbia dhe sepse u dorëzua ajo”, shkruan Kurti.