Sherifi ka treguar se pse Nisma ka hyrë në koalicionin PAN.
Sipas Sherifit, PDK’ja erdhi tek projekti i AAK’së dhe Nismës.
Ai tha Nisma dhe AAK paraprakisht kishin një koalicion, e krejt në fund PDK’ja e Veselit erdhi në këtë projekt.
“Koalicionin e kemi formuar për shkak se ne ishim në koalicion paraprakisht me AAK’në dhe i kishim premtuar z. Haradniajt se do ta mbështetnim deri në fund e PDK’ja krejt në fund erdhi tek projekti ynë”, ka thënë Sherifi në Pressing.
Ai e përmendi edhe rastin kur Veseli i ofroi postin e kryeministrit subjektit të AAK’së.
“Kur Veseli i ofroi postin e kryeministrit subjektit të AAK’së, ne u pajtuam sepse kjo ishte ajo çka ne i kishim premtuar Haradniajt dhe pothuajse askush nuk kishte besuar se PDK do ta bënte një gjë të tillë”, tha Sherifi.
Krejt në fund ai tha se foli edhe për të ardhmen e qeverisë Haradniaj.
“Ne e kemi kry obligimin për z. Haradniaj, kjo qeveri tash e tutje do të matet vetëm me rezultate, madje edhe z. Veseli do të mbatet vetëm me rezultate”, shtoi Sherifi.