Pse nuk duhet ta ulni kurrë maskën në mjekër, kjo është arsyeja shumë e rëndësishme

13:02 | 21 July 2020

Maskën që e mbani për mbrojtje nga koronavirus, asnjëherë nuk duhet ta ulni në mjekër.

Ato janë bërë të detyrueshme në ambientet e mbyllura në vendin tonë që nga 15 korriku, si një masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Maska ka rregullat e saj të përdorimit. Tundimi për ta ulur maskën në mjekër kur flasim, hamë apo pimë, është i madh. Por, ekspertët britanikë paralajmërojnë se këtë gjë nuk duhet ta bëjmë kurrë.

“Maskën ose mbajeni mbi gojë dhe hundë, ose hiqeni fare. Kurrë mos e mbani në mjekër sepse kur e keni mbi gojë dhe hundë, mjekra dhe gusha janë të zbuluara dhe virusi mund të përfundojë aty. Kur ju e ulni maskën në mjekër, pjesa e brendshme e saj do të bjerë në kontakt me virusin dhe kjo do të thotë se kur ta vendosni prapë mbi gojë dhe hundë, do të jeni të pambrojtur ndaj virusit”, shpjegojnë ekspertët.

“Nëse ju duhet të hani, hiqeni fare maskën”, shtojnë ekspertët.

Komento: