Pse nuk garoi kundër Shpend Ahmetit, Vjosa Osmani tregon arsyen

23:05 | 04 April 2019

Deputetja, Vjosa Osmani ka treguar arsyen pse nuk ka kandiduar kundër Shpend Ahmetit.

Lutfi Haziri pati thënë se nuk mund të zgjedhën kryetar i LDK’së ai që nuk është dëshmuar në gara jashtë partie.

Nënrkyetari i LDK’së aludonte se Osmani ishte frikësuar dhe nuk ka pranuar të garonte kundër Shpend Ahmetit në garën për Prishtinë.

Deputetja Vjosa Osmani ka thënë se nuk ka mundur të kandidojë pasi ajo nuk ka pasur përkrahje të nënkryetarëve të partisë.

“Nuk mund të kandidoja kur thuhej “nënkryetarët nuk pajtohen”, ose në rundin e dytë nuk të votojnë as votuesit e PDK’së as të AAK’së”, ka thënë Osmani.

Ajo tutje thotë se ka pasur interesim për garën në Prishtinë, por kjo është diskutuar shumë vonë brenda partisë.

“Për kandidatura si Prishtina nuk është mirë me lënë 5 minuta në 12. Unë interesim kam pasur, por kam kërkuar që për këtë të folët më herët”, ka thënë Osmani në Pressing.

Tutje, deputetja thotë se mospërkrahja nga e gjithë partia e ka ndalur atë t’i hyjë garës për kryetare të Prishtinës.

“Nuk mund të futesh në garë kur se ke përkrahjen e gjitha partisë. Arban Abrashi e ka pasur përkrahjen 100 për qind të partisë”, është shprehur ajo.

Komento: