Pse nuk po zbatohet udhërrëfyesi për energjinë në veri? Qeveria fajëson Elektroseverin

21:09 | 10 August 2022

Sipas udhërrëfyesit, në rast të mosveprimit sipas kushteve të caktuara pas 100 ditëve të lëshimit të licencës, ZRRE mund të vendosë për pezullim apo tërheqje të licencës për “Elektroseverin”.

Vetëm tri ditë pas vendosjes së firmës në Udhërrëfyesin për Implementimin e Marrëveshjeve për Energjinë, u zbatua pika e parë.

Por 43 ditë pas licencimit të kompanisë serbe “Elektrosever” nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, nuk ka asnjë lëvizje sa i përket zbatimit të dokumentit të nënshkruar ndërmjet Kosovës e Serbisë në Bruksel.

Kur javën e ardhshme kalon gjysma e afatit për zbatimin e 9 pikave, lehtësuesit e dialogut mes palëve thanë se vonesat janë për arsye teknike.

Nga pala kosovare thonë se Kosova i ka bërë të gjitha përpjekjet për realizimin e udhërrëfyesit të dakorduar në qershor.

Teksa s’i bën të qarta aspektet teknike, Ministrja e Ekonomisë ia lë fajin kompanisë serbe për ngecjet në këto pika.

Sipas udhërrëfyesit, në rast të mosveprimit sipas kushteve të caktuara pas 100 ditëve të lëshimit të licencës, ZRRE mund të vendosë për pezullim apo tërheqje të licencës për “Elektroseverin”.

Megjithatë para këtij vendimi duhet të ketë konsultime me palët, nën ndërmjetësim të BE-së, brenda një afati kohor prej 15 ditësh.

Komento: