Pse nuk shkon te varri i Rugovës? Albin Kurti tregon arsyen

23:25 | 25 April 2019

Kreu i VV-së, Albin Kurti ka treguar arsyen pse nuk shkon tek varri i Ibrahim Rugovës.

Kurti thotë se është takuar dy herë para luftës me Rugovën dhe se me të janë pajtuar për çështjen e çlirimit nga Serbia.

Por, ai tregon se ka dalluar vetëm për mjetet që duhej të përdoreshin. Kurti kujton se atëherë ishte student.

“Jam takuar dy herë me Ibrahim Rugovën. Jemi pajtuar por nuk kemi pasur qëndrime të njëjta për mënyrën se si do të kundërshtonim. Atëherë isha student”, ka thënë Kurti.

Lideri i VV’së, i pyetur pse nuk shkon te varri i Rugovës, thotë se kjo kërkesë për të është nga ata që dëshirojnë ta largojnë partinë e tij prej LDK’së.

“Nuk e mohoj një gjë të tillë [kontributin e Rugovës]. Një lloj trysnie që vjen për ta ndarë VV’në me LDK’në e përdorin këtë

. Një kërkesë e tillë nuk është e sinqertë”, është shprehur Kurti.

Ai thotë se nuk e sheh të sinqertë as shkuarjen e disa të tjerëve te varri i Presidentin Rugova.

“Nuk mendoj se besimi nuk duhet të jetë për atë gjest [shkuarjen te varr]. Nëse e shihni se kush sot po shkon te varri i Ibrahim Rugovës, atëherë shihet se sa vlerë ka ajo”, ka thënë lideri i VV’së.

“Kur ëshë njëriu aktual ne kemi kritika të mëdha. Sot kur nuk është në mes nesh, nuk mund ta kem qëndrimin e njëjtë si në vitin ’97, por s’mund të kalojë nga një ekstrem deri në një tjetër”, është shprehur Kurti, i pyetur se cili është qëndrimi i tij për Rugovën.

Komento: