Pse po i këndohet kaq shumë Ramush Haradinajt? Analisti i njohur zbulon misterin!

11:31 | 06 May 2019

Ramush Haradinaj ka qenë me disponim të mirë kohëve të fundit, majde nuk kanë munguar as këngët e tij nëpër ngjarje të ndryshme.

Analisti Hekuran Murati ka bërë një shkrim në profilin e tij në Facebook në lidhje me vakinë e fundit në sferën tonë publike ku papritur kryeministri Haradinaj filloi të këndonte nëpër ngjarje të ndryshme.

Foto: Hekuran Murati

Murati ka ironizuar me ‘talentin’ e shfaqur së fundi nga kryeministri, duke i përmendur shpenzimet milionëshe që i ka bërë qeveria e tij, përfshirë kontratën me Contour Global, autostradën Istog-Prizren, vazhdimin e kontratës për Z-mobile, 53 milionët e Bechtel Enkas etj.

Ky është postimi i plotë i Murati:

Pse mos me knu?!

Po bahet gati me nenshkru autostraden Istog-Prizren me kosto 1.1 miliarde euro, nga te cilat 500 milione euro jane per shpronesime:
+500 milione euro

E nenshkrujti kontraten me Contour Global, e cila nga 1 miliarde u ba 1.3 miliarde:
+300 milione euro

Po bahet gati me ja vazhdu kontraten kompanise Z-mobile, dhe pastaj me shite Telekomin per kusur:
+qindra milione euro

Po bahet gati me nenshkru kontraten e rruges Kijeve-Zahaq, e cila nga 80 milione euro u ba 239 milione euro:
+159 milione euro

Ia dha Bechtel-Enkas 53 milione euro ne emer te vonesave ne pagesa:
+53 milione euro

Ia dha 34 milione euro Limak-ut, koncesionarit te aeroportit te Prishtines ne emer te zgjatjes se pistes:
+34 milione euro

Kur i sheh njeri tan’ kto pare, ja nise me menu qe edhe zani po te shkon.

Komento: