Pse po ka rritje të numrit të emigrantëve në vendin tonë?

20:48 | 16 Nëntor 2020

Pse po rritet numri i emigrantëve në Kosovë.

Ata thonë se “Kosovën po e shfrytëzojnë si vend transit drejt perëndimit” Të rinj të shumtë nga vende të ndryshme të Lindjes së Mesme, janë parë së fundmi në rrugët e Prishtinës.

Të ikur nga vatrat e krizës, nëpërmjet rrugëve ilegale kanë hyrë në Kosovë, për të kaluar më pas në shtetet perëndimore.

Disa prej tyre, teksa u rrëfyen për televizionin tonë, thanë po flenë në parqe pa bukë e ujë, ndërkaq që institucionet përkatëse nuk i kanë ofruar strehim.

Komento: