Një ekspert nga SHBA shpjegon pse kur temperatura e ambientit ulet, viruset rriten .
E njëjta gjë ndodh çdo vit. Sapo kalon vjeshta dhe vjen dimri, fillon teshtitja dhe kollitja. Herë më intensive, herë më të lehta, fakti mbetet se bashkë me të ftohtin, në jetën tonë vijnë edhe viruset.
Edhe pse kushtet e motit padyshim luajnë një rol, fajtori kryesor nuk është i ftohti, u përgjigj Dr. Neha Vyas, Asistent Profesor i Mjekësisë Familjare në Universitetin Case Western Reserve, Cleveland.
“Në kundërshtim me besimin e shumë njerëzve, i ftohti nuk na sëmur”, thotë ai. “Ajo që po ndodh është se ndryshimet e motit po na predispozojnë të sëmuremi”. Siç shpjegon ai, janë tre faktorë që ushqejnë viruset e kohës:
“Ajri i thatë. Në dimër ajri është më i ftohtë dhe më i thatë. Kjo bën që membranat mukoze që veshin zgavrën e brendshme të hundës, zgavrën me gojë dhe sytë të thahen. Kjo lehtëson hyrjen e viruseve në trup. “Në membranat mukoze krijohen çarje që lejojnë që viruset të vendosen në to dhe të kenë akses në trup”, shpjegon Dr. Vyas.
I ftohti. Kur ajri ftohet, sistemi imunitar dobësohet. Kështu, ne bëhemi të pambrojtur ndaj viruseve.
Rritja e ekspozimit ndaj viruseve. Në dimër nuk rritet vetëm ekspozimi ynë ndaj të ftohtit, por edhe ndaj njerëzve të tjerë të sëmurë. Qëndrimi i zgjatur në ambiente të mbyllura me persona të tjerë, krijon kushte ideale që viruset të kalojnë nga njëri te tjetri.
Dimri është gjithashtu periudha e vitit kur disa viruse, si gripi, arrijnë kulmin. Këto viruse nuk mbijetojnë mirë kur është nxehtë. Për sa i përket yllit të sezonit, koronavirusit, ai i mbijeton të gjitha stinët, por edhe në dimër, siç e shohim vetë.