Lampard shpjegon pse shkoi Tomori tek Milani.
Menaxheri i Chelseat, Frank Lampard, ka hedhur dritë në tranferimin e Fikayo Tomori, i cili është rrugës për në Milano për të përfunduar transferimin e tij në Itali.
Frnak Lampard thotë se ajo çka ka ndodhur me Tomorin nuk është diçka jashtë normales, ai vlerësoi lojtarin dhe tregoi se skuadra ka tashmë katër qendërmbrojtës dhe transferimi i tij në ‘San Siro’ do ti shërbejë mbrojtësit për zhvillimin e tij si lojtar.
‘Nuk ka diçka gabim këtu, Fikayo është lojtar i ri dhe është duke u zhvilluar, ne kemi katër mbrojtës dhe nuk mund të luajmë me të katër në ndeshje’, tha ai.
‘Ai ndoshta do të shkojë diku ku mund të zhvillohet, dhe ne si klub e mbështesim zhvillimin e tij si lojtar’, tha 42 vjeçari.
Lampard tha se nuk është i sigurt që marrëveshja përmbanë klauzolë që obligon Milanin ta blejë përfundimisht mbrojtësin.
‘Si lojtar i ri, ai ka qenë i mrekullueshëm, nuk e di nuk mund ta konfirmoj detaj,’, perfundoi Frank Lampard.